Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin përfundimtar ndaj 22 të pandehurve të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal që, sipas hetimeve, më 17 qershor 2022 kultivoi 23 mijë rrënjë kanabis në zonat malore të Malësisë së Madhe dhe kishte në posedim 246 kilogramë kanabis të paketuar në thasë.Dosja e SPAK dokumentonte se grupi operonte prej kohësh në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke organizuar punëtorë, transport dhe depozitimin e drogës. Procesi u gjykua me procedurë të shkurtuar, çka solli ulje me 1/3 të dënimeve.

Dënimet e dhëna nga Gjykata

Të dënuarit që do të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë

Pjetër Gjoni – 7 vite e 4 muaj burgim

Danjela Hasani – 6 vite e 8 muaj burgim

Arian Popa – 8 vite burgim

Arben Uruçi – 6 vite e 8 muaj burgim

Ardjan Tahiri – 6 vite e 8 muaj burgim

Samet Dahati – 6 vite burgim

Izmir Dahati – 6 vite burgim

Ermis Sela – 6 vite burgim

Afrim Dahati – 6 vite burgim

Të gjithë këta të pandehur do të vuajnë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.

Të dënuarit me pezullim dënimi dhe vënie në provë

Të gjithë këta persona u dënuan me 4 vite e 8 muaj burgim, por dënimi u pezullua sipas nenit 59 të Kodit Penal dhe ata u vendosën në provë për 3 vite, me detyrimin për të mos kryer vepra penale dhe për të qëndruar në kontakt me Shërbimin e Provës:

Valbona Haka

Mimoza Hoti

Elida Doku

Hurme Baftaj

Frange Gjini

Fatime Baftaj

Drita Çuni

Dorontina Hoxha

Blerina Meta

Liljana Çopani

Vajdie Allamani

Të shpallurit të pafajshëm

Roland Gjoni – i pafajshëm për të gjitha akuzat; masa “arrest në shtëpi” u shua

Besar Lejthiza – i pafajshëm për të tre akuzat

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë