Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin përfundimtar ndaj 22 të pandehurve të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal që, sipas hetimeve, më 17 qershor 2022 kultivoi 23 mijë rrënjë kanabis në zonat malore të Malësisë së Madhe dhe kishte në posedim 246 kilogramë kanabis të paketuar në thasë.Dosja e SPAK dokumentonte se grupi operonte prej kohësh në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke organizuar punëtorë, transport dhe depozitimin e drogës. Procesi u gjykua me procedurë të shkurtuar, çka solli ulje me 1/3 të dënimeve.
Dënimet e dhëna nga Gjykata
Të dënuarit që do të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së lartë
Pjetër Gjoni – 7 vite e 4 muaj burgim
Danjela Hasani – 6 vite e 8 muaj burgim
Arian Popa – 8 vite burgim
Arben Uruçi – 6 vite e 8 muaj burgim
Ardjan Tahiri – 6 vite e 8 muaj burgim
Samet Dahati – 6 vite burgim
Izmir Dahati – 6 vite burgim
Ermis Sela – 6 vite burgim
Afrim Dahati – 6 vite burgim
Të gjithë këta të pandehur do të vuajnë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.
Të dënuarit me pezullim dënimi dhe vënie në provë
Të gjithë këta persona u dënuan me 4 vite e 8 muaj burgim, por dënimi u pezullua sipas nenit 59 të Kodit Penal dhe ata u vendosën në provë për 3 vite, me detyrimin për të mos kryer vepra penale dhe për të qëndruar në kontakt me Shërbimin e Provës:
Hurme Baftaj
Të shpallurit të pafajshëm
Roland Gjoni – i pafajshëm për të gjitha akuzat; masa “arrest në shtëpi” u shua
Besar Lejthiza – i pafajshëm për të tre akuzat

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente







