Hermes Mihana 25 vjeç banues në Malbardhë të Kurbinit dhe Hidajet Karaj 36 vjeç, nga Fushë-Kruja u arrestuan duke transportuar lëndë narkotike në qytetin e Laçit, me qëllim shitjen.
Uniformat blu ndaluan për kontroll një automjet në rrugën e fshatit Selitë, ku udhëtonin dy të rinjtë, brenda së cilës u gjetën 4 thasë me kanabis me peshë totale 40.3 kilogramë.
Sipas hetimeve, ata e kishin siguruar lëndën narkotike në Malësinë e Krujës, në fshatin Mafsheq dhe do e shisnin në Laç. Të dy akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, në bashkëpunim
"Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Selitë, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me drejtues shtetasin H. M. dhe pasagjer shtetasin H. K., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 4 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (me peshë totale 40.3 kilogramë). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kishin siguruar lëndën narkotike në Malësinë e Krujës, në fshatin Mafsheq dhe po e transportonin në qytetin e Laçit, me qëllim shitjen.
Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit H. M., 25 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin dhe H. K., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 40.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 peshore manuale dhe automjeti tip “Mitsubishi”, njofton Policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 40.3 kilogramë kanabis, 1 peshore manuale dhe automjeti tip “Mitsubishi”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento