U kapën me armatim të rëndë në Tiranë, GJKKO burg për 9 nga të arrestuarit

U kapën me armatim të rëndë në Tiranë, GJKKO burg për 9 nga të arrestuarit

Armët e sekuestruar nga policia

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 9 të arrestuarit që u kapën me armatimit të rëndë dhe municioneve pak ditë më parë dhe disa prej tyre ishin edhe pjesëmarrës në 3 ngjarje kriminale të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019 në Tiranë.  Pas kërkesës së SPAK, e përfaqësuar nga prokurorët Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra, GJKKO la në burg të 9 të arrestuarit e operacioni "Kompleks" i finalizuar më 1 prill, Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa, ndërsa për Klodian Kullën la në fuqi masën arrest me burg vetëm 45 ditë.

Po të përfshirë në këtë grup kriminal, janë edhe dy të arrestuarit më herët Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku. Ata ranë në pranga në fund të muajit shkurt, të akuzuar për tentativën për vrasje me eksploziv të Gjon Menës në Kamëz. Enver Jamaku ishte ai që ka zbërthyer grupin dhe zbulimin e 18 baza te armatimit, si dhe çoi në zbardhjen e 3 ngjarje të tjera kriminale të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019. Enver Jamaku pritet të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Më datë 1 prill Polica e Shtetit në bashkëpunim me SPAK goditi 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale, ndërsa është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Gjatë operacionit "Kompleks" janë sekuestruar armatim i rëndë luftarakë të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara. Report Tv gjithashtu solli edhe pamjet brenda një prej bazave ku mbahet armatimi i rëndë që ndodhej vërtet 4 km larg nga qendra e Tiranës. Kjo magazinë ndodhet në zonën e Tufinës shumë pranë banesës së Nehat Kullës

Gjithashtu u zbardhën 3 ngjarje të ndodhura më parë, ku të arrestuarit janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi Artan Bylyku dhe autorë të sulmit me armë ndaj avokatit Paulin Papleka, ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.

Gjithashtu, këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit Edmond Saraçi, ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)

Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)