U kapën me armë në Vlorë, Apeli lë në burg Santiljano Bashon, Mariglen Aliajn, Bruno Shehun

U kapën me armë në Vlorë, Apeli lë në burg Santiljano Bashon, Mariglen Aliajn, Bruno Shehun

Santiljano Basho

Gjykata e Apelit të Vlorë ka lënë në burg Santiljano Bashon, Mariglen Aliajn dhe Bruno Shehun të cilët ua rrestuar ne armë më 17 shtator të këtij viti për armëmbajtje pa leje. Apeli i Vlorës ka lënë në masën detyrim paraqitje Mehmet Hoxhajn, Beraldo Xhindin dhe Kevin Metajn. Ndërsa të lirë janë lënë shtetasit K. M, M. H e B. Xh.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë së bashku me Forcat Renea, me datë 17.09.2023 në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka ushtruar kontroll në lokalin “Flow Bar”, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj personave që ndodheshin në këtë lokal në shoqërinë e njëri tjetrit, janë gjetur dy armë zjarri, ku është bërë i mundur dhe arrestimi i tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale S.B dhe M.A, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  të parashikuar nga neni 278/1të Kodit Penal si dhe ndaj personave nën hetim shtetasit me iniciale B.Sh, K.M, M.H dhe B.Xh, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal .

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 422, datë 20.09.2023, ka vendosur:

1.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim S.B, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1të Kodit Penal.  

Caktimin ndaj personit nën hetim S.B, masën e sigurimit personal "arrest në burg"  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

2.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit  të personit nën hetim M.A, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim M.A, masën e sigurimit personal "arrest në burg"  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

3.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit  të personit nën hetim B.Sh, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal.

Caktimin ndaj personit nën hetim B.Sh,  masën  e sigurimit personal "arrest në burg" me afat 45 (dyzet e pesë) ditorë, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

4.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit  të personit nën hetim K.M, i akuzuar për kryerjen e   veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal. 

Caktimin ndaj personit nën hetim K.M,  masën  e sigurimit personal "arrest në burg" me afat 45 (dyzet e pesë) ditorë, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

5.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit  të personit nën hetim M.H, i akuzuar për kryerjen e   veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal.                        

Caktimin ndaj personit nën hetim M.H,  masën  e sigurimit personal "arrest në burg" me afat 45 (dyzet e pesë) ditorë, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale

6.Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit  të personit nën hetim B.Xh, i akuzuar për kryerjen e  veprës penale “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga neni 300 të Kodit Penal.  

Caktimin ndaj personit nën hetim B.Xh,  masën  e sigurimit personal "arrest në burg" me afat 45 (dyzet e pesë) ditorë, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga personi nën hetim me iniciale B.Xh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit deklarimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë dhe moscaktim mase sigurimi.

Nga personi nën hetim me iniciale M.A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

Nga personi nën hetim me iniciale S.B, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

Nga personi nën hetim me iniciale M.H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

Nga personi nën hetim me iniciale K.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit deklarimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë dhe moscaktim mase sigurimi.

Nga personi nën hetim me iniciale B.Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi me të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 16.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Znj. Edlira Petri,  vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 422, datë 20.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për ligjshmërinë e arrestit në flagrancë dhe masat e sigurimit, caktuar ndaj personave nën hetim S. B, M. A e B. Sh.

-Ndryshimin e këtij vendimi për personat e tjerë nën hetim K. M, M. H e B. Xh, duke caktuar për ta masën e sigurimit personal "detyrimin për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personave nën hetim K. M, M. H e B. Xh.

Tiranë, 16.10.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja