U kapën me arsenal armësh, tritol e municion luftarak në banesë në Dibër, arrestohen babë e bir (VIDEO)

Babë e bir janë arrestuar në Dibër pasi në banesën e tyre është gjetur arsenal  armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatorë. Pas informacioneve të marrë nga policia për mbajtjen e armëve të zjarrit në  banesë, nisi operacionin e koduar "Weapons", por zbuloi se babë e bir fshinin një arsenal të tërë armësh e tritoli, që mund të shërbenin për grupet kriminale që mund të kryenin atentatet.

Në pranga ranë Dalip Deda, 68 vjeç dhe Pajtim Deda, 38 vjeç, banues në fshatin Shullan, njësia Administrative Kala e Dodës, Dibër.

Policia sekuestroi dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krehër arme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për  veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Ballkoni i fundit anti-amerikan', Haklaj në 'Studio Live': Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës për të dalë deputet

'Ballkoni i fundit anti-amerikan', Haklaj në 'Studio Live': Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës për të dalë deputet