U kapën me heroinë dhe 2 kg kokainë, arrestohet banda shqiptare e drogës në Itali

Policia italiane ka shkatërruar një tjetër organizate kriminale të përshirë në  veprimtarinë e trafikimit dhe shitjes së lëndëve të ndryshme narkotike vepruese në zonat e Biellës dhe Vercellit në Itali.

Sipas mediave italiane mësohet se operacioni kundër drogës është kryer nga ekipet e policisë në Biella dhe Vercelli, ku janë sekuestruar një sasi prej 2 kg kokainë, 130 gramë heroinë dhe 100 mijë euro.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni, përveç tregtarëve të vegjël të drogës , policët arritën të zbulonin majën  e "piramidës" së grupit të bandës që përbëhej nga dy shqiptarë që jetonin në një apartament në zonën e Milanos.  Ndërkohë mësohet se pjesëtarët e këtij grupi e ushtronin prej kohësh këtë aktivitet kriminal duke shitur kryesisht kokainë dhe hashash.

Nuk bëhen të ditur identitet e të arrestuarve, ndërsa policia italiane vazhdon punën hetimore për kapjen e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë aktivitet kriminal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim