Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi u kapën me kokainë.
Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se në pranga kanë rënë një 28-vjeçar me inicialet M.S., dhe një 23-vjeçar me inicialet E.P., pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forcat e Posaçme "Shqiponja", iu gjet drogë.
Konkretisht, 28-vjeçarit iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.