Sekuestrohet mbi 1 kg kokainë që shitej në Tiranë dhe Lezhë! Arrestohen 2 persona nga policia, vihet nën hetim një tjetër (VIDEO)

Një 46-vjeçar i identifikuar si Vitor Kaci, banues në Lezhë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me 1 kg e 15 gram kokainë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, pasi siguronte sasi lënde narkotike në peshën 2-3 kg, e ndante atë në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe të qytetit të Lezhës. Kaci u kap në rrugën “Asim Vokshi”.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Një tjetër operacion u zhvillua nga policia e Tiranës dhe u  arrestuar një 26-vjeçar i identifikuar si Rediol Duka dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. Zh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike  kokainë, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike kokainë, e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.

Dy operacionet u finalizuan brenda 12 orësh nga policia e Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit