U kapën pa maska në rrugë, policia gjobit 1173 qytetarë në ditët e para të vitit të ri! Ndëshkohen 5 persona që thyen orën policore (VIDEO)

Në ditët e para të vitit, policia ka gjobitur 1173 qytetarë të cilët lëviznin në rrugë pa maska. Ata u gjobitën me 3000 lekë e cila do t’u shtohet në faturën e energjisë elektrike.

15 persona u shoqëruan në komisariat pasi nuk kishin mjete identifikimi gjatë momentit të ndalimit nga policia.

Ata u identifikuan në komisariat e më pas u gjobitën për mosmbajtjen e maskave. 5 qytetarë u gjobitën me 10.000 lekë pasi lëviznin pas orës 20:30.

Ndërkohë u ndëshkuan dhe 5 lokale të cilat nuk respektonin masat e vendosura antiCOVID. Ato u gjobitën me 1.000.000 lekë.  

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë