U kapën teksa vidhnin në një fabrikë, arrestohen 2 persona në Shijak, dyshohen të kenë kryer edhe vjedhje të tjera

U kapën teksa vidhnin në një fabrikë, arrestohen 2 persona në Shijak, dyshohen të kenë kryer edhe vjedhje të tjera

Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në pranga nga policia Durrës pasi u kapën në flagrancë teksa tentonin të vidhnin një fabrikë në Shijak, të arrestuarit dyshohen për disa vjedhje të kryera dy muajt e fundit. Të arrestuarit të dyshuar për disa vjedhjeve në fabrika të ndryshme në zonën e Shijakut, u kapen në flagrancë nga uniformat blu gjatë tentativës për të vjedhur në një objektin e ish-radiostacionit e Shijakut.

Për pasojë në prangat e policisë Durrës kanë rënë E. B., 23 vjeç dhe I. Sh., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se dy personat, së bashku me J. R., të arrestuar nga Policia e Tiranës, më 12.04.2023, kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera, gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit.

Teksa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë