Një sasi prej rreth 45 kg e 753 gram marijuanë është sekuestruar këtë herë në Greqi, ndërsa në pranga janë vënë 3 persona , dy shqiptarë dhe një grek. Mësohet se gjatë operacionit anti-drogë policia greke ka ushtruar kontrolle tek një automjet dhe në tre banesa në zonën e njohur si “Kalithea” në Athinë ,ku është gjetur sasia e lëndës narkotike dhe si rezultat janë arrestuar dy shqiptarë të moshës 35 dhe 45-viec dhe nje grek 46-vjec.
Ende nuk dihen identitetet e tyre ndërsa, bëhet e ditur se policia ka filluar hetimet dhe po punon për të zbuluar personat e tjerë që mund të kenë lidhje me ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Mësohet se në kuadër të këtij operacioni policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasin e drogës si edhe 1.4 gram kokainë, peshore elektronike, 100 euro dhe 6 celularë.