Një sasi prej 2 kilogram drogë është sekuestruar së fundi nga policia Italiane ndërsa 10 persona kanë përfunduar në pranga për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike në Itali.

Sipas mediave italiane mësohet se të arrestuarit janë dy italianë, një shqiptar dhe 7 marokenë. Mësohet se grupi i trafikantëve të drogës u arrestua gjatë një operacioni të policisë italiane  në zonën e  Pesaro Urbino, ku rezulton se shitja e kokainës dhe konsumi i hashashit ishte një fenomen i  përhapur  kohët e fundit . Ndërkohë sipas hetimeve të policisë  mësohet se  shqiptari i arrestuar, në veprimtarinë e këtij grupi kriminal kishte rolin e kontraktorit të grupit që merrej me gjetjen e klientelës.

Autoritet italiane zbuluan se drogat mbaheshin të fshehura në një kamp nga një maroken, gjithashtu edhe ky i arrestuar.

Gjithashtu, bëhet e ditur se grupi  i shiste lëndët narkotike marijuanë dhe kokainë kryesisht në Fano dhe në Fossombrone.

Ky është bilanci i operacionit maksimal kundër trafikimit të substancave narkotike të vendosura nga selia e policisë së Pesaros dhe Urbinos, komisionit të sigurisë publike, provincës së Guardia di Finanza dhe brigadës së zjarrit të Pesaro-s.

Qendra e hetimeve të provincës Urbino, në Itali  zbuloi më shumë se 500 gram kokainë me vlerën e 50.000 eurove dhe gjysmë kg hashash. Shtatorin e kaluar disa marokene të përfshirë në operacion kishin rrëmbyer dhe një bashkatdhetar në Pesaro.