'U kërkoj falje fëmijëve të mi', pasi masakroi me thikë bashkëshorten se ishte xheloz, 51-vjeçari shqiptar në Greqi shfaq pendesë në gjykatë
51-vjeçari shqiptar që vrau të shoqen, futet në Gjykatën e ishullit Zakinthos në Greqi
Mëngjesin e 5 gushtit është zhvilluar seanca gjyqësore për 51-vjeçarin shqiptar që vrau të shoqen me thikë në Zakinthos të Greqisë.
51-vjeçari u shoqërua me pranga dhe policë në gjykatë. Të martën, ai i kishte kërkuar gjykatës afat që seanca të zhvillohej sot, e premte.
Ndaj tij rëndon akuza për tentativë vrasjeje dhe vrasje.
Gjatë hyrjes në Gjykatë, 51-vjeçari u kërkoi falje fëmijëve të tij, pa bërë komente të tjera.
Autori i krimit ka shfaqur pendesë për aktin e kryer, përpara Prokurorit në Zakinthos.
Mbrëmjen të dielës së kaluar, 51-vjeçari vrau me thikë të shoqen 40-vjeçare. Ata jetonin në Zakinthos, punonin atje, ndërsa kishin edhe dy fëmijë, dy prej të cilëve të mitur.
Motivi për vrasjen ishte xhelozia që autori kishte ndaj të shoqes.
Para se mbetej e vdekur, 40-vjeçarja Leonorë kishte shkuar në komisariatin lokal të Zakinthosit, ku kishte denoncuar për herë të dytë 51-vjeçarin për sjellje të dhunshme dhe abuzive.
Pasi ajo u kthye në shtëpi, e në kohën kur autoritetet po kërkonin bashkëshortin e saj, ai e ka pritur në hyrje të banesës.
Kur Leonora mbërriti ai nisi ta rrahë. Në tentativë për t’u arratisur, ajo vrapoi te shkallët e fqinjëve, por bashkëshorti arriti ta ndalte. Pasi e goditi disa herë me thikë në qafë, 40-vjeçarja mbeti e vdekur.
Më pas 51-vjeçari u arratis, për t’u arrestuar më pas në zonën e Marathisë, në Keri, ndërsa u gjet edhe thika e vrasjes.
Për ngjarjen tronditëse ka reaguar edhe djali i tyre 20-vjeç.
“Faji është i yni sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme. Ky ishte gabimi më i madh i yni. Unë dhe nëna ime folëm për këtë. Ajo ishte nënë perfekte, mua më vjen keq për vëllezërit e mi dhe duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje”, është shprehur djali.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, si i vlerësoni mesazhet dhe takimet që zhvilloi?
-
Të suksesshme
41.5%
-
Normale
48.6%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 1715
Lajme të tjera
-
Mediat ruse: Rusia e pakënaqur që Serbia e quan veten mike, por mban marrëdhënie të mira me Perëndimin
17 Gusht, 21:44
-
Një ditë para takimit me Vuçiçin, Kurti zhvillon takim 'përgatitor' me Lajçakun dhe Escobarin
17 Gusht, 21:32
-
Grabitja e argjendarisë në Lezhë, policia identifikon autorin 17-vjeçar e i vihet në kërkim
17 Gusht, 21:26
-
'Djali i ditëlindjes', Rita Ora dedikim të ëmbël për bashkëshortin e saj
17 Gusht, 21:07
-
Grabitet dyqani i argjendarisë në Lezhë, hajduti me motor merr disa sende me vlerë! Policia në kërkim të autorit 17-vjeçar
17 Gusht, 21:00
-
Çmimet e larta mbushin arkën e buxhetit të shtetit! ‘Financat’: Të ardhurat në 7-muaj janë rritur me 44.9 mld lekë
17 Gusht, 20:52
-
‘Shqipëria turistike’/ Llixhat e Dimalit, atraksion i ri për turizëm shëndetësor! Mjeku: Ujërat të pasur me squfur, kanë veti kurative
17 Gusht, 20:44
-
Tentoi të fuste kanabis në enë plastike keçapi dhe majoneze në burgun e Rrogozhinës, polica arreston 65-vjeçarin
17 Gusht, 20:43
-
Plehrat në Shkodër, Drejtuesja e PS-së në qytet akuzon Bashkinë: Jemi në rrezik epidemie
17 Gusht, 20:29
-
I besuari i Ilir Metës në aferën CEZ-DIA Kastriot Ismailaj drejt lirimit nga burgu! A do rrëfehet në SPAK, pse e ka humbur qetësinë kreu i Partisë së Lirisë?!
17 Gusht, 20:22
-
SHBA heziton të lëshojë fondet për Afganistanin, shkak shqetësimet lidhur me terrorizmin
17 Gusht, 20:19
-
Mero Baze: Vreri, që vjen nga suksesi i turizmit këtë vit
17 Gusht, 20:16