Tre ditë pas sherrit me kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri njëherësh duke marr shkas nga ankesa të ndryshme per shkelje në vijmësi të ligjit, ndaj veprimtarisë përmbarimore të Shoqërisë Përmbarimore “JUSTITIA” sh.p.k, me përmbarues gjyqësor privat Florjan Beqaraj, në përputhje me përcaktimin e ligjit “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, të ndryshuar, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka nisur procedimin disiplinor ndaj këtij përmbaruesi gjyqesor privat. 

Marrja e masës për nisjen e procedimit lidhet ndër të tjera edhe me tejkalimin ligjor të detyrave të përmbaruesit, ndërkohë që realizimi i shqyrtimit disiplinor do të bëhet me procedurë të përshpejtuar. Ministria e Drejtësisë informon se rasti i ndërhyrjes së këtij përmbaruesi në çeshtjen e ujësjellësit Pogradec është pjesë e procedimit. 

Përmbaruesi Florjan Beqaraj, mendohet se është përplasur fizikisht me kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri, për çështjen e konfliktit të ujësjellësit të këtij qyteti.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)