U konfliktua me klientët e lokalit dhe qëlloi me armë zjarri, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

U konfliktua me klientët e lokalit dhe qëlloi me armë zjarri, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar në Korçë, është vënë në pranga të policisë, pasi është konfliktuar me klientët e një lokali dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke prishur qetësinë publike.

39-vjeçari, Erjon Hoxhallari, me precedent të mëparshëm penal, pasi është dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, u arrestua ditën e sotme nga blutë e Korçës.

Hoxhallari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit me disa klientë në lokalin e shtetasit A. B., në lagjen nr. 7, Korçë, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime