Dy të rinj janë arrestuar pasi janë konfliktuar me pronarin e një lokali dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të barit të tij, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, Korçë, ku Luçiano Xhialli, 19 vjeç, dhe Klajdi Latka, 16 vjeç, janë konfliktuar pas një sherr të çastit me pronarin e lokalit M.F. Pas konfliktit 16-vjeçari, i cili kishte një armë zjarri me vetë ka qëlluar në drejtim të lokalit.
Kjo ka bërë që policia të ndërhynte duke arrestuar dy të rinjtë. Pas kontrollit të policisë u gjet dhe sekuestrua arma zjarri tip pistoletë me municion luftarak, që i përkisnin 16-vjeçarit.