U konstatuan pa maska në rrugë, gjobiten 592 qytetarë! Policia ndëshkon 9 persona që lëviznin pas orës 22:00

Në 24 orëve të fundit është vënë re një ulje të numrit të qytetarëve të konstatuar pa maska në rrugë si dhe për ata që kanë thyer izolimin nga ora 22:00 deri në 06:00.

Policia ka ndëshkuar 592 qytetarë që janë kapur duke lëvizur pa maska në rrugë të cilët janë gjobitur me 3000 lekë, shumë e cila do tu bashkëngjitet në faturën e energjisë elektrike.

Gjatë kësaj kohe është gjobitur dhe një lokal me 1.000.000 lekë për mosrespektimin e masave anticovid.

Nga qytetarët e gjobitur për maskat, 6 prej tyre janë dërguar në komisariat pasi kanë refuzuar të tregojnë një mjet identifikimi. Pasi u shoqëruan në polici, ata u identifikuan, u gjobitën e më pas u lanë të lirë.

Policia gjithashtu ka gjobitur edhe 9 qytetarë të cilët u konstatuan duke lëvizur pas orës 22:00 pa autorizimin pwrkatws. Ata janw gjobitur nw maswn 10.000 lekw.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë