Shumë qytetarë ende vijojnë që të mos respektojnë rregullin për mbajtjen e maskës.

Në 24 orët e fundit policia ka gjobitur 717 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë.

Ata janë gjobitur me 3000 lekë, shifër që do të vendoset në faturën e energjisë elektrike.

Ndërkohë 7 qytetarë janë shoqëruar në komisariate pasi në momentin e ndalimit nuk kanë paraqitur mjetet e identifikimit.

Pasi u identifikuan, ata u gjobitën dhe më pas u lanë të lirë.