U korruptua nga Qatari së bashku me 4 zyrtarë të tjerë, Greqia ngrin asetet e nënpresidentes së arrestuar të PE

U korruptua nga Qatari së bashku me 4 zyrtarë të tjerë, Greqia ngrin asetet e nënpresidentes së arrestuar të PE

Eva Kaili, nënpresidentja e Parlamentit Evropian

Nënpresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili, burri i saj dhe dy zyrtarë të tjerë janë arrestuar si pasojë e kontrolleve të bëra nga agjentët e Zyrës Qendrore për Luftën ndaj Korrupsionit në Bruksel. Për pasojë, shteti grek ka ngrirë asetet e nënpresidentes së Parlamentit Evropian.

Sipas deklaratës së pasurisë së saj ish-eurodeputetja e PASOK-ut, ka depozita të konsiderueshme që arrijnë në 460 mijë euro, prej të cilave rreth 400 mijë euro janë në bankën belge KBC. Pjesa tjetër është në llogari të tjera në bankat greke.

Gjithashtu ajo ka deklaruar  një apartament 55 m2 në Bruksel të cilin e ka blerë në vitin 2015, si dhe tre apartamente në Selanik, në lagjen Psikiko në kryeqytet si dhe një në qendër të Athinës. Po ashtu ka edhe tre makina.

Të premten në mëngjes dhe më pas gjatë gjithë ditës, më shumë se pesëmbëdhjetë kontrolle u kryen që çuan në arrestimin e Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri si dhe F. G., ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri, bashkëpunëtor aktual i lidhur me grupin S&D dhe shoqërues i znj. Eva Kaili e cila është eurodeputete greke që nga viti 2014.Mësohet se të arrestuarit pranuan dhurata dhe vlera të shumta monetare nga vendi pritës i Kupës së Botës, në mënyrë që të mos mbështesnin akuzat se në Katar po shkeleshin të drejtat e njeriut. Këtë të arrestuarit e kanë bërë duke lobuar me organizata të ndryshme.

Arrestimi i saj u bë i mundur pas kontrtolleve në shtëpinë e saj, ku në pranga ra edhe bashkëshorti i nënpresidentes së PE. E vetmja mënyrë për të arrestuar një deputet të mbrojtur nga imuniteti i tij është kapja në flagrancë. Dyshohet se janë kryer akte korrupsioni dhe pastrimi parash nga një bandë e organizuar nga Katari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të Bashkimit Evropian për të fituar ndikim, Von der Leyen: Akuza shqetësuese, të krijohet një organ etike

1669287147_von.PNG

Pretendimet se Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të Bashkimit Evropian në përpjekje për të fituar ndikim përbëjnë "shqetësim të madh", tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo tha se akuzat janë “shumë shqetësuese” dhe “shumë serioze”, dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës në BE. Më 10 dhjetor, Policia belge arrestoi katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, lidhur me disa hetime për korrupsion dhe pastrim parash. Katari i ka mohuat këto pretendime. Policia belge sekuestroit të premten rreth 600 mijë euro, pas bastisjes në 16 lokacioneve në Bruksel. Po ashtu janë sekuestruar edhe kompjuterë dhe disa telefona. Ligjbërësja greke, Eva Kaili, njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian, u mor në pyetje ditën e arrestimit.

Pas kësaj, Kaili është përjashtuar nga partia e saj në Greqi, Lëvizja Panhelenike Socialiste (PASOK). Edhe grupi i qendrës së majtë të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian e suspendoi Kailin menjëherë. Prokurorët në Greqi thanë gjithashtu se kanë ngrirë të gjitha asetet e saj. Sipas raportimeve, ky hetim mund të përfaqësojë një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në historinë e Parlamentit Evropian.Von der Leyen tha se besimi në institucionet evropiane kërkon standardet më të larta etike.

“Është çështje e besimit të njerëzve në institucionet tona dhe ky besim në institucionet tona ka nevojë për standardet më të larta”, tha ajo.

Nënkryetarja greke është njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian. Më 21 nëntor, Kaili kishte mbajtur një fjalim në parlament për Kupën e Botës që po mbahet në Katar, duke thënë se ky event ishte “dëshmi se si diplomacia e sportit mund ta arrijnë transformimin historik të një vendi me reforma që frymëzuan botën arabe”. Ajo gjithashtu kishte thënë se ky vend, që është kritikuar nga perëndimi për trajtimin e punëtorëve emigrantë, është “kryesues i të drejtave të punëtorëve”. Sipas një postimi në Twitter nga ambasadori i BE-së në Katar, Cristian Tudor, Kaili është takuar me Ministrin e Punës të Katarit, Samikh Al Marri.

Politikania greke ka qenë anëtare e Parlamentit Evropian që nga viti 2014 dhe zëvendëspresidente që nga viti 2022. Sipas biografisë së saj në webfaqen e Parlamentit Evropian, ajo ishte gazetare nga viti 2004 deri në 2007 dhe më vonoi punoi si këshilltare për marrëdhënie me publikun në Greqi. REL

Ora 19:34
Katari korruptoi zyrtarët e lartë, reagon presidentja e PE: Demokracia europiane është nën sulm! Jemi të shokuar

1670913928_211501282afd404c8f1f34ffe9144cd4a940c745e.jpg

Presidentja e Parlamentit Evropian ka paralajmëruar se "demokracia evropiane është nën sulm", pas akuzave se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim.

Roberta Metsola tha se "shoqëritë e hapura, të lira, demokratike janë nën sulm". Policia belge ka arrestuar katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili. Të katërt janë akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Katari ka mohuar akuzat e bëra. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se akuzat ishin "shumë serioze" dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës së BE-së.

Eurodeputetët kanë deklaruar se janë të shokuar si nga përmasat ashtu edhe nga ashpërsia e akuzave. Policia belge sekuestroi para me vlerë rreth 600,000 euro (632,000 dollarë; 515,000 £) në 16 kontrolle në Bruksel të premten. Janë marrë edhe kompjuterë dhe celularë përmbajtjet e të cilëve do të hetohen. 
 

Ora 15:06
‘Shumë shqetësuese’, Borrell flet pas arrestimit të nënpresidentes së PE-së dhe 4 zyrtarëve të tjerë

1670854041_thumbsbc33358e3760f732c638be07a45b238979.jpg

Arrestimet për korrupsion të dyshuar në Parlamentin Evropian janë “shumë, shumë shqetësuese”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, që besohet të jetë një nga të akuzuarit.

“Zonja Kaili, një eurodeputete për tetë vjet, u pezullua nga detyra e saj si një nga 14 nënkryetaret nga presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.

“Sigurisht që lajmet janë shumë, shumë shqetësuese”, u tha Borrell gazetarëve të hënën teksa mbërriti në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së.

“Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte, që sigurisht që më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Evropian.

Borrell tha se hetimi nuk synonte askënd nga shërbimi diplomatik i BE-së.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 12/12/2022 15:36

    Me shune mundesi do jete arvanitase kjo…

    Përgjigju
  • Or tej: 12/12/2022 15:23

    Kokerr shalet kjo Eva or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Turi: 12/12/2022 15:17

    Hahahah ju jeni te gjithe te korruptuar por ata i hoqet qafe se nuk keni ren dakord ne pazare,dhe pastaj vini ne vendin tone dhe na beni te ndershmin e botes legena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë