U kritikua nga ministri izraelit sepse kërkoi hetim për gjenocid, Papa Françesku: Bombardimet në Gaza janë mizori

U kritikua nga ministri izraelit sepse kërkoi hetim për gjenocid, Papa Françesku: Bombardimet në Gaza janë mizori

Papa Françesku

Papa Françesku përsëri i ka dënuar bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, duke thënë të shtunën se kjo nuk është luftë, por “mizori”.

Një ditë më herët, një ministër i Qeverisë izraelite e dënoi papën pse kishte sugjeruar që bashkësia ndërkombëtar duhet të hulumtojë nëse lufta e ushtrisë izraelite përbën gjenocid ndaj popullit palestinez.

Françesku e hapi fjalimin e tij të parvjetshëm për Krishtlindje para kardinalëve të krishterë, duke iu referuar sulmeve ajrore të Izraelit të premten në Gazë, ku mbetën të vdekur të paktën 25 palestinezë.

“Dje, fëmijët u bombarduan. Kjo është mizori. Kjo nuk është luftë. Desha ta them këtë sepse të prekë në zemër”, tha Françesku.

Pape, si lider i Kishës Katolike Romake me 1.4 miliardë anëtarë, zakonisht është i kujdesshëm për të mos mbajtur anë në konflikte, por kohëve të fundit, ai ka qenë më i zëshëm në lidhje me fushatën ushtarake të Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Në pjesë të librit të botuara muajin e kaluar, papa tha se disa ekspertë ndërkombëtarë kanë thënë se "ato që po ndodhin në Gazë kanë karakteristikat e një gjenocidi".

Ministri i Çështjeve të Diasporës i Izraelit, Amichai Chikli, e kritikoi ashpër këto deklarata në një letër të hapur të botuar nga gazeta italiane Il Foglio të premten. Chikli tha se komentet e papës përbënin një "trivializim" të termit gjenocid.

Papa gjithashtu tha të shtunën se ipeshkvi katolik i Jerusalemit, i njohur si patriark, kishte provuar të hynte në Rripin e Gazës të premten për t’i vizituar katolikët atje, por i ishte mohuar hyrja.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Izraeli thotë se të paktën një e treta e të vrarëve kanë qenë militantë dhe thotë se përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty