Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle, pasi dyshohet të jetë autori i bastisjes së 50 dhomave të hoteleve spanjolle të mbushura me turistë britanikë, gjatë sezonit të pushimeve verore. Hajduti shqiptar dyshohet se ka vjedhur laptopë dhe celularë, teksa pushuesit ishin jashtë në zonat turistike si Majorca, Barcelonë dhe Ibiza.

Policia bën me dije se i riu vidhte dhomat e hotelit me një pajisje elektronike hachker. Mësohet se 24-vjeçari përdorte një kombinim të kartave të rreme dhe bllokut elektronikë për t’u futur në dhoma. Vetëm një javë më parë, ai u kap ‘mat’ në hotel, por arriti të largohej pas një lufte me punëtorët e hotelit.

Menjëherë u kuptua që dikush kishte përdorur një çelës të rremë për të hyrë në dhoma, por nuk u arrit të zbulohej. Pas kontrolleve të shumta, policët dokumentuan vjedhjet në Palma, Magaluf e Barcelonë, duke vënë në pranga shqiptarin, ndërsa vijojnë hetim.

d.c./shqiptarja.com