U kthye në ‘simbolin’ e maratonave në Gjermani, mjeku shqiptar frymëzon me historinë e tij: E nisa gjithçka për të lënë cigaren dhe jetën e pashëndetshme

Asllan Elezi është mjeku nga Gjilani i cili prej disa vitesh jeton në Gjermani ndërsa tregon historinë e tij se si iu dedikua maratonave e garave të ndryshme për të lënë duhanpirjen. Një process I gjatë dhe I lodhshëm për shumë persona. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ai tregoi metodat që ka përdorur, rutinën e tij dhe dietën ushqimore.

Pas përfundimit të studimeve isha në kufi të mbipeshës dhe gjithashtu konsumoja duhan dhe kishte ardh momenti që ta lë dhe isha influencuar edhe nja libër në atë kohë, I cili thoshte që shprehitë qëndrojnë gjithmonë aty por e mira ëhstë se mund ti ndryshojmë atO. Unë këtë bëra, fillova vaprimin dhe më pas motivohesh kur futesh në një rutinë të shëndetshme. Në fillim ishte e vështirë por me vrap ishte gjithcka më e lehtë sepse motivohesh shumë, që pastaj të ushqehesh dhe shëndetshëm. Dhe pastaj fillova të marr pjesë dhe në aktivitete të ndryshme që të mbaja ritmin" tha ai.

Ndërsa u shpreh se dy muajt e parë janë më të vështirët në ndryshimin e një rutine:

Dy muajt e parë janë më të vështirat  dhe në fillim ksiha vështirësi por ishte më e lehtë më pas. Për përgatitjet në marathona zakonisht në mëngjes kam fruta normale dhe fruta të thata. Më pas karbohidratet sepse ato preferohen gjatë garave, por edhe me perime.

Ai ka marrë pjesë në shuëm maratona edhe në Shqipëri e Kosovë ashtu si edhe në Gjermani, ndërsa sygjeron për personat që merren me aktivitet të shumtë fizik si vrapi apo ushtrime të tjera të vendosin në dietën e tyre edhe karbohidrate sepse ofrojnë shumë energji gjatë ushtrimit.

MC/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy