KAKAVIJË-Policia kufitare ka goditur një tentativë për trafikim të drogave të forta drejt Greqisë duke arrestuar një person. I arrestuari është shtetasit B.R. 59 vjeç, banues në Berat, ndërsa iu sekuestruan dy pako me heroinë, gjithsej 555 gr.
Policia njofton se në bazë të analizës së riskut, në dalje të Shqipërisë përzgjodhën për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të 59-vjeçarit.
Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë heroinë me peshë totale 555 gr.
Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.R., për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".
KETA ZOTRINJTE KAN MAR LEKE PER QIRAT PERSE NUK DALIN APO DUAN TE HAN QYL NEPER HOTELE DERISA TU NDERTOHEN SHTEPITE
PërgjigjuVlonjate me banin ne Berat?
Përgjigju