U kthye para 3 ditësh nga Greqia për festat e fundvitit por humb jetën tragjikisht, asfiksohet nga gazi i gjeneratorit 53-vjeçari në Devoll

U kthye para 3 ditësh nga Greqia për festat e fundvitit por humb jetën tragjikisht, asfiksohet nga gazi i gjeneratorit 53-vjeçari në Devoll

Shtëpia e 53-vjeçarit

DEVOLL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij. Dyshohet se shkak i vdekjes është asfiksimi nga gazi i gjeneratorit.

Viktima është identifikuar si Andrea Grazhdani, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se ai kishte tre ditë që kishte ardhur nga Greqia për të festuar festat e fundvitit me familjen.

Grazhdani po bënte punime në shtëpi për vendosjen e kaldajave. Për shkak të energjisë ai ka hapur gjeneratorin dhe është asfiksuar. Ka qenë fqinji i tij që e ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur në mëngjes derën e garazhit të mbyllur ndërsa do të vazhdonin punimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:21
Erdhi për pushime por vdiq tragjikisht nga asfiksia, fqinji i 59-vjeçarit: S'kishim drita, ndezëm gjeneratorin! Prej 30 vitesh jetonte në Greqi

Koço Gjylameti, fqinji i Andrea Grazhanit i cili ndërroi jetë sot si pasojë e asfiksisë nga gazi i gjeneratorit, shprehet se Andrea ka 30 vite që jetonte në Greqi. Ndër të tjera ai shprehet se ka punuar së bashku me viktimën për të vendosur kaldajën teksa shton se në mungesë të energjisë elektrike kanë vënë në punë gjeneratorin dhe është larguar me ustain duke e lënë Andrean vetëm. Ku janë kthyer e kanë gjetur atë të pajetë.

"Andrea ka afro 30 vite që jeton me familjen e tij në Greqi. Dy ditë më parë është rikthyer pasi ka vendosur një kaldajë për sistemin e ngrohjes së banesës së tij trekatëshe. Të shtunën gjatë gjithë ditës kemi punuar së bashku për të vënë në punë kaldajën. Në mungesë të energjisë elektrike kemi vënë në punë gjeneratorin. Pasi gjithçka ka qenë në rregull së bashku me ustain jemi larguar nga banesa e Andrea Grazhdanit. Mëngjesin e sotëm e kemi pritur në një prej lokaleve të fshatit por duke qënë se nuk po vinte kemi shkuar në banesën e tij për ta takuar. Për fatin e keq e kemi gjetur pa shenja jete në një prej dhomave të katit të parë. Kemi lajmëruar policinë e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes. Andrea është i martuar dhe ka 2 fëmijë të cilët nga momenti në moment priten të vijnë nga Greqia."-deklaron Gjylameti.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur