Gazetarja e Report Tv Florinda Merko, e cila u rrëzua nga një polic gjatë protestës së sotme të shoqërisë civile në parkun e Liqenit, është vizituar në spital nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Infermierja që shoqëroi kryetarin Veliaj në dhomën ku ndodhej gazetarja, është nëna e efektivit të policisë bashkiake Dritan Hardhia i cili u plagos gjatë protestës tek liqeni.
Pas incidentit Merko u dërgua fillimisht në QSUT nga grupi i Xhirimit të Report Tv dhe pasi mori aty ndihmën e parë u transportua me ambulancë drejt spitalit të Traumës.
Gjatë pasdites, gazetarja Florinda Merko la ambientet e spitalit, pas trajtimit mjekësor. Ajo tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe stafi i Report Tv dhe Shqiptarja.com i uron shërim të shpejtë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Videolajm/ Polici bashkiak rrëzon përtokë gazetaren e REPORT TV