TIRANE- Lirimi që në sallën e gjyqit të Evans Nogës dhe Andrea Xhaferrit, dy bashkëpuntorëve të Eugen Muçaj, oficerit të SHISH të kapur me 195 kg drogë, ka sjellë arratisjen e tyre.

Konstatimi është bërë, fill pas një vendimi të dytë të ndërmarë nga gjykata e Apelit në Durrës, e cila rrikthente në burg Nogën dhe Xhaferin, si të akuzuar nga prokuroria për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Policia ka shkuar në banesat e dy personave për të ekzekutuar vendimin gjyqësor, por që në fakt ka rezultuar se Noga dhe Xhaferi ishin larguar në drejtim të paditur dhe se tashmë ata janë shpallur në kërkim.

Sipas akuzës në orën 10:30 kanë marrë nën mbikqyerje mjetet tip “Cadillak” me ngjyrë të zezë dhe “ESCALADE” me ngjyrë të zezë të cilat ndodheshin të parkuara përpara në hyrje të qytetit të Elbasanit, automjete në të cilat është kapur sasia e drogës.
 
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(sg/shqiptarja.com)