Mbi ngjarjen e rëndë që u shënua dje në Huntertoun të SHBA-ve, ku 48-vjeçarja shqiptare Arjana Gllafce u qëllua disa herë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas vrau edhe veten, ka reaguar baba së vrarës, i cili ka bërë një deklaratë ku shpreh dhimbjen për humbjen e vajzës.
Krimi i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Huntertoun të SHBA-ve, ku 49-vjeçari Arben Gllafce ka qëlluar 4 herë me armë zjarri drejt gruas së tij, Arjana Gllafce 48 vjeç dhe më pas është vetëvrarë.
Çifti me origjine shqiptare u gjetën të pajetë në banesën e tyre nga oficerët që arritën në vendin e ngjarjes.
Familjarët e viktimave u njoftuan për vdekjen e tyre. Ndërkohë, në rrjetet sociale, miq e të afërm të Arjanës shprehin dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“E bukura, e shtrenjta motra ime. Qofsh e parajsës. Do më marrë malli tmerrësisht”, shkruan motra binjake e Arjanës, teksa poston një foto të saj.
Por mesazhi më prekës vjen nga babai i moshuar i 48-vjeçares.
“Ah sa shumë u lënduam moj bir i babit, e pazëvendësueshme dhe shpirti jonë Arjana. U largove atëherë kur duhej të jetoje. Të shikoje lumturinë e djemve të tu, që aq shumë i deshe dhe u ishe përkushtuar si një prind shembullor. Shpirti ynë e di se si po durojmë këtë dhimbje të madhe dhe këtë sprovë që na dha Zoti në pleqëri. E paharruar do të mbetesh në zemrat tona dhe të atyre që të kanë njohur. Të ndritë shpirti dhe u bëftë dritë në rrugëtimin e fëmijëve të tu. E parajsës qofsh bashkë me bashkëshortin që Zoti nuk ju ndau as këtu. Qoftë i lehtë dheu! Babi dhe mami që të kanë dashur aq shumë”, shkruan ai.
Reagimi i babait të saj është i dy ditëve më parë, kur ende nuk dihej që Arjana ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.
Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, njëri 23 vjeç, ndërsa tjetri 10. Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në Gofundme për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për djemtë.
Mësohet se 49 vjeçari Arben Gllafce ka qëlluar 4 herë me armë zjarri drejt gruas së tij, Arjana Gllafce 48 vjeç dhe më pas është vetëvrarë.Ngjarja ka ndodhur të dielën dhe trupat e bashkëshortëve të pajetë janë gjetur brenda një shtëpie 12000 të Shearwater Run.
Kur oficerët arritën në vendin e ngjarjes, i gjetën Arben dhe Arjana Gllacen të dy të pajetë si pasojë e plagëve të rënda që kishin marrë.Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, por mediat e huaja shkruajnë se kjo është vrasja e 13-të në këtë qark.
Të afërmit e të ndjerëve kanë kërkuar ndihmë nga shqiptarët duke hapur një llogari 'gofund me' ku kërkohet ndihmë për dy djemtë e çiftit. Djali i madh 23 vjeç duhet të kujdeset për vëllain e tij të vogël autik.