Shtetasi turk, I.R, 28-vjeç, i arratisur pak ditë më parë nga aeroporti i Rinasit, është arrestuar sot në Tiranë, pranë zonës së Muzeut.
Policia sqaron në një njoftim se 28 vjeçari turk arriti të largohej nga tranziti në aeroport 5 ditë më parë, konkresisht në datën 08.08.2016, në një kohë kur autoritetet i kishin ndaluar atij hyrjen në Shqipëri.
Ai u largua nga Zona e Tranzitit Rinas gjatë kohës kur po i plotësoheshin dokumentat e prapësimit pasi i ishte refuzuar hyrja, sepse nuk plotësonte kushtet e udhëtimit dhe të hyrjes në mënyrë të rregullt në Republikën e Shqipërisë.
Policia sqaron se janë të paqarta motivet e largimit të turkut, pasi ai nuk rezulton i skeduar nga drejtësia për probleme me ligjin.
"Nga verifikimet e kryera dhe kqyrja e pamjeve filmike, rezulton se ky shtetas ka përfituar nga fluksi i pasagjereve në dalje dhe rreth ores 15.00 ka realizuar hyrjen në mënyrë të paligjshme nê territorin e Shqipërisë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe arsyet e largimit nga Aeroporti Rinas në ditën e ngjarjes së këtij shtetasi, pasi ky shtetas nuk kishte probleme me Drejtësinë dhe për këtë po punohet mbi zbardhjen e shkaqeve që e shtynë këtë shtetas për tu larguar në këtë mënyrë", thuhet në njoftimin e Policisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com