I zhdukur prej 22 ditësh, gjendet i pajetë 36-vjeçari në Fier! Dyshohet se ka vdekur nga përdorimi i drogës! Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune

I zhdukur prej 22 ditësh, gjendet i pajetë 36-vjeçari në Fier! Dyshohet se ka vdekur nga përdorimi i drogës! Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune

36-vjeçari Erald Mejdani i cili u zhduk 22 ditë më parë, ndërsa sot u gjet i pajetë nga policia

Një 36-vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur 22 ditë më parë në Fier, është gjetur sot i pajetë në një ndërtesë të pabanuar. Burime bëjnë me dije se Erald Mejdani, u shpall në kërkim pas denoncimit të të atit në polici se i biri ishte larguar nga banesa duke mos u kthyer.

Denoncimi i babait të të riut është bërë më datë 19 janar, ndërsa ai ka deklaruar në polici se i biri është zhdukur prej datës 8 janar. Sipas Policisë së Fierit, në trupin e pajetë të të riut nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga përdorimi i drogës.

Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike). Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Del fotoja, kush është 36-vjeçari i cili u zhduk 22 ditë më parë në Fier, policia e gjeti të pajetë në një ndërtesë të pabanuar

1643562149_68ae4ec3a5314ff18c68bf815b69f1d7.jpg

Personi që shikoni në foto quhet Erald Mejdani, 36-vjeçari i cili u zhduk 22 ditë më parë në Fier dhe u gjet sot i pajetë në një ndërtesë të pabanuar në këtë qytet. Sipas Policisë së Fierit, Erlad Mejdani nuk ka shenja dhue në trup ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga përdorimi i drogës. Sipas të atit, në denoncimin e datës 19 janar, i biri është larguar nga banesa më datë 8 të këtij muaji dhe nuk është kthyer më në banesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,