Shqiprim Taipi do jetë futbollisti më i ri i Kaspij Aktu në Kazakistan. 26-vjeçari nga Bujanovci mbylli marrëveshjen me Kukësin dhe pas dy sezonesh u largua nga verilindorët, duke koleksionuar më shumë se 55 ndeshje dhe katër gola.
Mesfushori ka një karrierë të pasur me klube si Shkëndija, Shkupi, Prishtina, Skënderbeu apo edhe Kukësi, teksa për herë të parë largohet nga futbolli i shqiptarëve.
Pas largimit nga Kukësi, Taipi nuk ka shumë kohë për pushime, me kampionatin në Kazakistan që është në javën e 15-të dhe skuadra e re ku Taipi ka arritur marrëveshjen lufton për mbijetesën.