Pas eleminimit nga Botërori, skuadra e Japonisë është larguar nga Rusia duke lënë një emër të mirë pas.
Edhe pse të zhgënjyer nga kthimi i rezultatit nga 2-0, në 2-3 për Belgjikën, lojtarët e Japonisë sërish vendosën ta rregullonin vetë dhomën e tyre të zhveshjes.
Madje pasi u larguan ata lanë një shënim në rusisht, në të cilin shkruhet “Faleminderit”.

Kjo sjelle nuk është e re për Japonezët pasi tifozët e tyre në çdo stadium që shkojnë për të mbështetur skuadrën e tyre, pastrojnë çdo gjë në anën e tyre të stadiumit duke u bërë shembull për të tjerët.
Komento
Komente
