U larguan se prishën parketin, ish-trajnerët e Studentit: Me Nallbanin përballemi në gjyq, po përvetëson fondet e bashkisë

Një javë më parë ekipi i Studentit në Volejboll nuk u lejua të stërvitet në pallatin e sportit Asllan Rusi pasi u akuzuan se sportistët dhe trajnerët kishin dëmtuar parketin duke luajtur futboll. Si pasojë klubi mori masa duke shkarkuar dy teknikët Agim Reka dhe Altin Demi, të cilët thonë se në këtë vendim ka dorë drejtori i klubit Blendi Nallbani. Sipas tyre Nallbani këtë e ka gjetur si preteks sepse nuk ka shlyer qiranë e pallatit të sportit, ndërsa për largimin e tyre janë njoftuar nga roja.

Agim Reka: “Njoftimi për largimin nga pallati sportit (dhe puna) na e ka dhënë puntori i fushës, që ishte turni i dytë, per efekt të mos pagaseva”

Altin Demi: “Është njësoj sikur trajneri i Partizanit Sormani të largohet nga puna pasi punëtori i stadiumit Dinamo ta marri në të telefon e ti thotë ti bashkë me ekipin nuk do stërviteni më këtu.”

Dy trajnerët më tej thonë se nuk i tremben kërcënimit të Nallbanit për t’u përballur në gjyq, ndërsa lidhur me dokuementat që shefi i klubit ka publikuar për të treguar se ka shlyer qiranë e pallatit të sportit Asllan Rusi ata shprehën:

Agim Reka: “Është e turpshme të dalësh e të flasësh për pagesat, ndërkohë që Nallbani del e nxjerr në gazeta faturat që i detyrohet klubi Studenti pallatit të sportit, ai i nxjerr si pagesa të shlyera ndaj Asllan Rusit.”

Njëri nga trajnerët tregon edhe arsyet përse rezultatet e klubit të volejbollit Studenti, i cili administrohet nga bashkia, kanë ardhur në ulje vitet e fundit:

Agim Reka: “Me ardhjen e këtij drejtori volejbolli mori tatëpjetën që në vitin e parë. Duhet të merret trajneri me gjetjen e autobuzit, gjetjen e biletava e të tjera. Trajneri është specialist nuk ka lidhje më këto.”

Në fund dy trajnerët bëjnë akuza të forta ndaj Nallbanit duke e sfiduar publikisht të tregojë se ku shkojnë të ardhurat nga sposnsorët, ndërsa shprehen edhe se atletet e volejbollistëve janë blerë me shpenzimet e tyre.

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura