Evanthi Pango, protestuesja e cila u lëndua në protestën e dhunshme të 15 tetorit, ka lënë Spitalin e Traumës. Ajo ka ndarë një video në rrjetet sociale ku uron që askush mos të përjetojë një ngjarje të tillë.
Megjithatë, aktivistja e sheh pozitivisht këtë situatë pasi thotë se e ka motivuar më shumë dhe e ka bërë më të vendosur.
“Ju përshëndes nga Spitali i Traumës. Po e lë me përshtypjet më të mira jo për eksperiencën që kalova unë se mos e kaloftë njeri, por për kujdesin që pata. Sinqerisht, mos e provoftë njeri, por këto eksperienca duhet të na bëjnë më të fortë e të vendosur dhe më të motivuar. Mund ta them me plot siguri, më e motivuar po dal sesa hyra. Ju dua shumë!”, thotë Pango.
Evanthi Pango u lëndua në kokë 10 ditë më parë, me një bombol të dyshuar gazi të përdorur nga policia.
E reja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, me gjakderdhje të madhe.












Komente
Komento