U lirua nga Hamasi, në gjendje kritike për jetën 84-vjeçarja që u dërgua me helikopter në spital

U lirua nga Hamasi, në gjendje kritike për jetën 84-vjeçarja që u dërgua me helikopter në spital

84-vjeçarja, Elma Avraham

1701075753_84.jpg

84-vjeçarja, Elma Avraham

Elma Avraham, 84-vjeç, e cila ishte në grupin e tretë të pengjeve të Hamasit të liruar të dielën (26 nëntor), është në një "gjendje kritike", sipas Spitalit Soroka në Beersheba.

84-vjeçarja është pengu i cili u dërgua me helikopter në spital menjëherë pas lirimit, ku sipas raportimit të mjekëve ajo është në rrezik për jetën.

Në një deklaratë të shkurtër, një mjek tha se Avraham ishte në "gjendje të keqe fizike dhe gjendje të rëndë klinike".

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, zëvendësadmirali Daniel Hagari tha më herët se Avraham u dërgua në spitalin Soroka direkt nga Rripi i Gazës me helikopter për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

Ajo kishte komunikuar me djalin e saj përpara se të rrëmbehej nga terroristët e Hamasit, raporton Protothema.

Më 7 tetor, djali Uri Rawitz foli për herë të fundit me nënën e tij, 84-vjeçaren Elma Avraham, e cila ishte në shtëpinë e saj në Kibbutz Nir Oz kur nodhi sulmi nga Hamasi.

Ajo ishte bllokuar në dhomën e saj dhe nuk ishte në gjendje të mbyllte derën. Djali tjetër i saj dhe vëllai i Rawitz ishin gjithashtu në Nir Oz, por nuk arritën të shpëtonin në kohë nënën e tyre. Më vonë, u shfaq një foto ku shihet ajo e ulur në një motoçikletë e rrethuar nga dy terroristë të armatosur.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Lirohen edhe 11 pengje nga Hamasi, 9 fëmijë e dy gra! Pamjet e para! Armëpushimi në Gaza do të zgjatet me dy ditë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS