U martua dhe mori mbiemrin e gruas/ Arrestohet shqiptari 29-vjeçar në Itali, i ishte ndaluar të hynte në shtetin fqinj

U martua dhe mori mbiemrin e gruas/ Arrestohet shqiptari 29-vjeçar në Itali, i ishte ndaluar të hynte në shtetin fqinj

Foto ilustruese

Zyra e Emigracionit në Policinë e Catanias në Itali ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili edhe pse e kishte ndaluar të hynte në shtetin fqinj e ka gjetur një mënyrë për të hyrë, pasi u martua me një italiane dhe mori mbiemrin e saj.

Sipas mediave italiane, shqiptari me iniciale F.A, kishte shkuar në polici për të marrë një leje qëndrimi, pasi ishte martuar me një italiane, por identiteti i tij u zbulua nga zyra e Emigracionit.

Nga hetimet e kryera në bazë të të dhënave të përdorura nga Zyra e Emigracionit, me ndihmën e Seksionit të Dëbimeve demaskuan identitetin e vërtetë të shtetasit shqiptar i cili në vitin 2019 ishte dëbuar nga territori italian me shoqërim të detyruar në kufirin detar të Brindisit.

Por, pasi mbërriti në Shqipëri ai u njoh me një italiane nga Catania me të cilën u martua. Ai zgjodhi që të merrte mbiemrin e gruas dhe në këtë mënyrë arriti të marrë një pasaportë të re shqiptare, me të cilin mund të futej në Itali me shpresë se nuk do identifikohej.

Në bazë të legjislacionit italian askush nuk mund të hyjë përsëri në Itali derisa të kenë kaluar 5 vjet nga dëbimi i detyruar dhe pasi të mbarojë duhet të ketë autorizim të veçantë nga Ministri i Brendshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/02/2021 00:41

    Ja dhe miza e kalit e radhes,kujtojne se jane te zgjuarit e botes !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja