U mbaj peng nga Hamasi, tatuazhi prekës i 21-vjeçares Mia për masakrën e 7 tetorit: Do të kërcejmë përsëri

U mbaj peng nga Hamasi, tatuazhi prekës i 21-vjeçares Mia për masakrën e 7 tetorit: Do të kërcejmë përsëri

Mia Schem

1702212615_ote.jpg

Mia Schem

Mia Schem, e cila u rrëmbye në festivalin e muzikës Supernova gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor, është liruar pas 7 javësh robëri. Vajza e re, e çliruar nga duart e Hamasit, zbuloi tatuazhin e saj të ri.

Schem ndau fotot e tatuazhit në rrjetet sociale ku përfshihen fjalët “Ne do të kërcejmë përsëri”, së bashku me 7 tetorin, datën kur ajo dhe dhjetëra të tjerë u rrëmbyen nga festivali dhe më shumë se 360 ​​u masakruan atje.

“Nuk do ta harroj kurrë 7 tetorin 2023. Dhimbja dhe frika, kohët e vështira, miqtë që nuk do të kthehen më dhe ata që duhet të kthejmë. Por ne do të fitojmë, do të kërcejmë! Ne do të kërcejmë përsëri. Terroristët e Hamasit duan të na shuajnë dritën. Por ata kurrë nuk do të kenë sukses. Ne do të ngrihemi nga hiri, do të jetojmë. Kjo është historia e popullit tonë. Populli i Izraelit jeton”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB sulmon Izraelin: Gjysma e popullsisë po vdes nga uria në Gaza! Hamasi: Asnjë peng s'do lirohet pa negociata! Netanyahu: Mos vdisni për Sinwar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë dhe qeveritarët