Një jetë e re do të fillojë për ariun e murrme Mark, 24-vjeç, i cili për 20 vitet e fundit u mbajt brenda një kafazi në një restoranti në Tiranë. Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull ariut të murrmë Mark, i cili është i fundit nga të ashtuquajturit ‘arinjtë e restorantit’, i cili mbahej në kafaz si një atraksion tradicional për klientelën, megjithëse mënyra si mbahej tregonte ketrajtimin e këtyre kafshëve.
Për të shpëtuar ariun e murrmë Mark, i cili kaloi dy dekada në një kafaz shumë të vogël, që nuk lejojnte që ai të jetonte si në habitatin e tij natyral, është themeluar shoqata austriake ‘Vier Pfoten’ e cila që nga viti 1988 është përfshirë në ndihmën e kafshëve në situata të vështira. Në fillim të dhjetorit, Marku do të transferohet në qendrën e arinjve të Arbesbach, në Austri.
Rruga e shërimit për të do të jetë e gjatë, siç thonë zëdhënësit e ‘Vier Pfoten’, duke qenë se situata në të cilën ai ka jetuar deri më tani ka qenë e tmerrshme: kafazi ishte shumë i vogël, nuk kishte mbrojtje ndaj të nxehtit dhe motit të keq dhe ishte i ekspozuar për klientët e restorantit. Dhe mbi të gjitha, asnjë mundësi për të rënë në gjumë letargjik, një sjellje e cila, është fiziologjikisht e nevojshme për arinjtë.
Ariu është në gjendje shëndetësore të pasigurt: 'Marku është seriozisht mbipeshë sepse ushqehet me ushqim të papërshtatshëm dhe ka liri të kufizuar lëvizjeje'- shpjegon Sigrid Zederbauer, që menaxhon strehën e ariut në Austri ku do të transferohet Marku.
‘Ai ka probleme me lëvizjen dhe veterinerët do të shohin gjendjen e tij. Dhëmbët e tij janë thyer pjesërisht, ndoshta nga kafshimi i vazhdueshëm i shufrave të çelikut të kafazit, dhe kthetrat e tij janë konsumuar shumë nga ecja gjithmonë mbi beton. Sapo të mbërrijë në Arbesbach, ne do t'i ofrojmë menjëherë kujdesin dhe ndihmën e nevojshme veterinare në mënyrë që të shërohet."- tha ajo.
Në vitin 2016, në Shqipëri, sipas Vier Pfoten, kishte rreth tridhjetë raste si ai i Markut, por shumica prej tyre, falë ndërhyrjes së organizatave për mbrojtjen e kafshëve, mundën të shpëtoheshin dhe të transferoheshin në vendstrehime të arinjve jashtë vendit. Tani më në fund është radha e Markut, dhe në pritje të tij është jeta në natyrë që meriton çdo ari.
-
/MERI/,100 % dakord me ju.Ku jane org.shqiptare qe merren me mbrojtjen e kafsheve,apo vetem qente e rruges kane rendesi per ta?!
Përgjigju -
Ariut te ri tia vene emrin Nard Ndoka
Përgjigju -
boll shpiket burgje per shqiptaret, ateher kane per te gjetur paqe dhe kafshet.
Përgjigju -
Kur dëgjon ngjatje të tilla,ndihesh keq.Jemi nji popull që kemi dëshir të keqtrajtojm çdo gjë qe na rrethon.
Përgjigju








Komente
Komento