E ndërsa janë në vitin e fundit të mandatit, anëtarët Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK, që është shkalla e parë e vettingut të gjyqtarëve dhe të prokuroreve, i kërkojnë Kuvendit dhe qeverisë tu gjejë punë pas përfundimit të mandatit.
Në ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas, kreu këtij institucioni Roland Ilia, i është drejtuar me një kërkesë për mbështetje të iniciativës ligjvënëse, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja i dhe për dijeni Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Pasi bën një bilanc të punës së kryer nga KPK-së e cila deri tani ka vlerësuar 718 subjekte gjyqtarë dhe prokuror ndërkohë, që vettingu do te përfundojë plotësisht për 805 subjekte në fund te vitit 2024, Ilia përcjell shqetësimin dhe pasigurinë e anëtareve të KPK-së dhe të Komisionerëve Publik së bashku me këshilltarët ligjor të dy këtyre institucioneve se çfarë do të ndodhë me ta pas përfundimit të mandatit. Sipas tyre ligji nuk e ka parashikuar një gjë të tillë, megjithëse ata në detyrë kanë aktualisht kanë të nijetin status si anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Kërkesës kreu i KPK-së i ka bashkangjitur edhe disa realacione ku sugjerojnë që pas përfundimit të mandatit anëtarët e KPK-së të emerohen gjyqtarë të gjykatës së Apelit për t'i integruar brenda sistemit gjyqësor. Të njëjtën gjë propozojnë edhe për këshilltarët ligjor të cilët të bëhen pjese e sistemit te gjykatës dhe prokurorisë.
Madje për këshilltarë të cilët kanë ushtruar 5 vite në KPK është propozuar të futen në shkollën e magjistraturës për profilin gjyqtar dhe prokuror pa konkurrim. Ndërsa për këshilltaret që kanë eksperiencë 4 vite me pëlqim të tyre të emerohen hetues të BKH-së .
-
E meritoni! 500 000 euro per te kaluar te pakalueshmit dhe shkarkim disa fakirave...si ai studenti i magjistratures!
Përgjigju -
Plepat godasin serish
Përgjigju -
Ne gjykate te larte me mire se dilni ne pension pa punuar asnje dite.
Përgjigju -
Nga komentet me poshte duket sikur njerezit qe bene Vetingun, aq te kerkuar nga populli, ju kane shkelur ne kallo!!
Përgjigju -
Po pse?Ju edhe dashkeni me e zgjedh ku doni te pinoni.Pse ju,jo si te gjithe te tjeret?
Përgjigju -
Letra koti bejne po hë, i kane gati vendet keta edhe ata te kpa-se. Gati i kane, shiko sa vakanca ka apeli e i mbajne kastile bosh vendet. Turp e llum i madh po futen ne sistem keto vite, nga 2018 e ne vijimin po hyjne ne sistem dallkauke e anadollake sepse keshtu i duhen Rilindjes qe ti zhgaravise e perdhunoje sa me lehte te jete e mundur. Ne fund te fundit ky popull jemi e keta meritojme te kemi ne krye te qeverise ne krye te pseudodrejtesise e ne krye te cdo dikasteri. Jane njerezit adapt per te udhehequr kete popull idjot ne kuptimin me te plote te fjales. mos u lodhni shume te beni letra e kerkesa duke u pergjeruar sepse gati i keni vendet e punes per te vazhduar e perdorur nga banda ne pushtet.
Përgjigju -
Aman more ate lulin dhe zhulieten e tij . Dy vetingasit dhe nje histori dashurie . E kuptoni o njerez ku ka vajt drejtesua ne jete vend. Ventigsi Lulezim hamiti nje qurrash qe shtyp kolegen kacurrelse . Ja di gjithe kpk .
Përgjigju -
Bravo dordolecat e partis! Pasi zbatuan ne detaje listen e partise per vetingun, tani lypin vende pune ke qeveria Turp drejtsia re ne dore t kujt bie!
Përgjigju -
Cfare turpi e gjithe kjo farse!!!!! Me cfare mendje kerkojne keta analfabete te behen gjyqtare!!!!!! Vetem po i ndihmon partia. Turp
Përgjigju -
Ndonjë kërkesë tjetër? Apo ju pëlqen Shqipëria sa nuk u iket në imigracion.
Përgjigju -
Beni ate juristen e hidocentraleve gjyqatre sepse ndaj i hoqi magjistratet per te hapur vend per vete. Dhe nuk duan gje tjeter por gjyqtare. Llum i madh me bo nje brez tjeter plepash ne gjyqesor tani me keta hidrauliket! I mbushen xhepat e tani duan rehati.
Përgjigju











Komente
Komento