Një pjesë e fasonerive të mbyllura në rrethin e Krujës për shkak të mosrespektimit të masave në lidhje me mbrojtjen ndaj COVID-19, janë hapur sërish ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie dhe plotësimit të kushteve specifike për këto biznese që kanë një numër të madh punonjësish.
Këto fasoneri nuk kanë pasur raste të prekura, por u mbyllur deri në plotësimin e kushteve anticovid. Me plotësimin e kushteve një pjesë e fasonerive janë hapur sërish. Në hyrje të tyre janë vendosur tunele dezinfektimi, ndërsa të gjithë punonjësit janë pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse. Gjithashtu çdo punonjës dezinfekton duart para se të hyjë në fabrikë dhe i matet temperatura.
Fabrikat gjithashtu kanë shtuar numrin e mjeteve të transportit të punonjësve si dhe kanë bërë dezinfektimin e ambienteve brenda dhe jashtë fabrikave.
Duhet theksuar se këto fabrika nuk janë ato që kanë pasur raste të infektuarish me COVID-19.