Disa ditë pas mbytjes së një peshkatari në liqenin e Butrintit, pasi ai kishte dalë të peshkonte, sot polumbarët e Forcës Detare kanë mundur që të gjejnë trupin e tij të pajetë.
 
Sipas të dhënave të policisë së Sarandës, bëhet e ditur se, 8 ditë pas ngjarjes është gjetur trupi i Edmond Shahinit që u mbyt pas zhytjes së varkës së peshkimit me të cilën po lundronte në liqen, si pasojë e motit të paqëndrueshëm.
 
Ai doli në liqen bashkë me të birin, që fatmirësisht mundi që të dilte në breg me not, për të hedhur rrjetat e peshkimit, me qëllim kapjen e midhjeve, një aktivitet të cilin ai e ushtronte çdo ditë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)