Alfons Kita, me funksionin e përgjegjësit të turnit në pikën e kalimit kufitar Qafë-Thanë është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Kika akuzohet se u ka morë rryshfet 3 shtetasve shqiptarë, për ti ndihmuar ata të kalonin kufirin në shkelje të rregullave të zonës shengen.
Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.
Punonjësi i pikës kufitare Kita dyshohet se ka përfituar para, duke shfrytëzuar atributet që i ofron detyra, për të lejuar udhëtimin e tre shtetasve drejt zonës Shengen, edhe pse nuk kishin dokumentacion të rregullt.
Hetimi i SHÇBA-së nisi pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në Top Channel, ku shfaqet punonësi i policisë Alfons Kita duke iu marrë një sasi parash tre të rinjve, të cilët nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në Shengen.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme përsërit falenderimin për median dhe qytetarët, të cilët denoncojnë raste e abuzimit dhe aferave korruptive duke shprehur vendosmërinë për të goditur pa asnjë mëdyshje çdo element të inkriminuar, apo punonjës që shpërdoron detyrën.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com