U merrte nga një 100 euro për person, vihet në pranga 18-vjeçari nga Korça pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm

U merrte nga një 100 euro për person, vihet në pranga 18-vjeçari nga Korça pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm

Foto ilustruese

Një 18 me iniciale A.B vjeçar nga Korça është vënë në pranga të policisë, pasi është kapur duke duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan duke transportuar 5 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 100 euro për person, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

‘Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapën dhe arrestuan shtetasin: A. B., 18 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan duke transportuar 5 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 100 euro për person, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore