TIRANË   - Dy muaj pasi vuri në alarm Policinë e Tiranës për pengmarrjen e saj 26-vjeçarja gjermane Katharina Erlt me vendim të gjykatës është ekstraduar drejt Gjermanisë në vendin e saj të origjinës ku rezulton e dënuar me 1 vit e 9 muaj burgim për mashtrim dhe plagosje të rëndë.

Për pengmarrjen e ndodhur më 3 mars të këtij viti blutë e Tiranës ndaluan Hamdi Berishën një shtetas kosovar me banim në Shqipëri, me të cilin e reja gjermane kish pasur lidhje intime ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë ende.

26 - vjeçarja u prangos teksa shpjegonte pengmarrjen e saj pasi nga verifikimi i të dhënave personale ajo rezultonte në kërkim nga Interpoli gjerman prej më shumë se 1 viti.
 
Redaksia online
(Gre.M/shqiptarja.com)