Natalie Raanan së bashku me nënën e saj, Judith Raanan, u morën peng nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, por së fundmi ato janë liruar dhe janë kthyer në Çikago. Kështu deklaroi Ambasada izraelite për NBC News.
Të afërmit e tyre së bashku me dy pengjet e liruara mendojnë se shtatë anëtarë të tjerë të familjes janë ende të zhdukur dhe një tjetër është vrarë nga Hamasi.
“Teksa festojmë kthimin e Natalie, kujtojmë 238 pengjet, duke përfshirë foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit, të cilët ende mbahen nga Hamasi në Gaza”, tha Yinam Cohen, konsullja e përgjithshme e Izraelit në Midwest.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, dhjetëra të vdekur! Izraeli: Po godasim kudo! Grupi në Jemen pranon lëshimin e raketës drejt Izraelit









