U mori 3 mln euro 14 personave/ Prokuroria kërkon 15 vite burg për dentisten mashtruese

U mori 3 mln euro 14 personave/ Prokuroria kërkon 15 vite burg për dentisten mashtruese

Olesia Duka

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë pretencën për stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet për mashtrim. Në fund prokurori Madrid Kullolli ka kërkuar 15 vite burg për stomatologen. Duka ka pranuar gjykimin e shkurtuar duke përfituar ulje me 1/3. Pretenca është dhënë në mungesë të sajë, pasi nuk ka qenë në sallën e gjyqit. Më datë 4 mars është mbrojtja, ndërsa më pas pritet edhe shpallja e vendimit. 

Stomatologia Olesia Duka që ndodhet në burg prej 28 shkurtit 2018 rezulton të ketë mashtruar 14 persona, duke arritur t’u marrë atyre një shumë financiare që përllogaritet nga prokuroria në totalin e 3.033.532 eurove.

Duka, arrinte t’i mashtronte qytetarët duke i premtuar se do ua kthente paratë e marrë me një përqindje më të lartë, pasi biznesi që dispononte, një klinikë dentare, arrinte të gjeneronte sasi të mëdha parash. Ndërsa në një rast të vetëm, Olesia Duka me anë të mashtrimit i ka marrë Idlir Hoxhës shumën prej 935 mijë e 432 euro, duke mos ja kthyer më.

Personat e mashtruar nga dentistja:
1.   Gerta Lumi
2.   Enver Xhengo
3.   Etleva Lasku
4.   Idlir Hoxha
5.   Ilir Doci
6.   Miranda Hitaj
7.   Adem Selamaj
8.   Drita Kristo
9.   Viktor Hoxha
10.  Lando Vito
11.  Rezart Shtino
12.  Edlira Shtino
13.  Fjorza Mullai
14.  Besnik Daci

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REMARKU: 08/03/2019 09:51

    PAK SE I SHKATEROJ KJO PLERA PO U NXJERIN DHE EMRAT NE GAZETE,...

    Përgjigju
  • tironci: 19/02/2019 20:44

    Ore mire kjo boni burg po leket e ketyne hallexhive si i bohet apo u lane me dite burgu??

    Përgjigju
  • xxx: 19/02/2019 19:37

    Cfare fiton gazeta qe publikon emrat e personave, a duhet rspektuar ruajtja e anonimatit. Nersa kur vjen puna ne publikimin e korrupsinit shteteror dhe te zyrtareve publike flitet me iniciale, ......?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror