U mori 40 mijë paund me premtimin se do u siguronte dokumente angleze, arrestohet qytetari nga Berati

U mori 40 mijë paund me premtimin se do u siguronte dokumente angleze, arrestohet qytetari nga Berati

Foto ilustrues

Tirane- Një qytetar nga Berati është ndaluar me urdhër të prokurorisë së Tiranës pasi akuzohet se përmes mashtrimit se do u siguronte dokumentet angleze u merrte mijëra paund emigrantëve.

Rasti u denoncua mbrëmë në një emission investigative.  M.N akuzohet se ka mashtruar 2 emigrantë duke u marrë 40 mijë paund.

“Një qytetar nga Fieri i është drejtuar këtij emisioni, për të denoncuar se vëllai i tij prej disa vitesh jeton në Angli, pa dokumente. Njihet me shtetasin M. N., nga qyteti i Beratit dhe ky i fundit i premton se do i sigurojë dokumente angleze. Shtetasi M. N. dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 30.000 pound.
Gjithashtu pranë emisionit Stop pas transmetimit të këtyre pamjeve, ka dërguar sms dhe shtetasi E.A., me vendbanim në Angli, duke denoncuar një rast tjetër mashtrimi, ku rezultoi se këtij shtetasi me të njëjtën skemë i janë marrë 10.000 pound. Pas këtij momenti dhe komunikimit me gazetarët e Emisionit Investigativ Stop, u administruan pamjet filmike, u kontaktuan qytetarët duke marrë kallëzimet përkatëse dhe u ndalua shtetasi, M. N., si person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndihma për Kalim të paligjshëm të kufijëve” parashikuar nga neni 143/3 dhe 298/3 i K.Penal’ informoi sot prokuroria e Tiranës.

Ndaj tij u regjistrua procedimi penal për  veprën penale “Falsifikim të dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijëve”
 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/02/2024 02:10

    Kur do t'a fusin e t'a kuptojne ne radaken e tyre shqipot qe dokumenta te rregullta japin vetem ambasadat,konsullatat dhe zyrat perkatese ne vendet ku jane,ose emigruar?! Kur do t'a kuptojne qe kur je emigrant i paligjshem,vetem avokati te ben pune dhe jo miku i mikut dhe as paraja nen dore?! Harxhojne qimet e kokes,per te vajtur ku duan te shkojne me cdo kusht,i mashtrojne,u zhvatin para,i bejne skllever pagesash trafiku e udhetimi e skllever krimi e prape nuk vene mend! Genjehen me dokumente fallso e prape vazhdojne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’