I jepet lamtumira ish-deputetit të PD Gerti Bogdani, homazhe në Kuvend! U nda nga jeta pas një arresti kardiak

TIRANË- Mes dhimbjes dhe lotëve, ish deputetit demokrat Gert Bogdani iu dha sot lamtumira e fundit. Homazhet u zhvilluan për më shumë se 2 orë e gjysmë në Kuvendin e Shqipërisë, teksa familjarë, miq, e ish bashkëpunëtorë vendosën kurora me lule në arkë-mortin që qëndronte në hollin e godinës së seancave plenare.

Homazheve iu bashkuan krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Bajram Begaj e kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Ish-kolegët e tij demokratë e quajtën ikjen e Gert Bogdanit, një humbje të madhe. Në homazhe ishte edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama. 

Homazhe zhvilluan edhe ministra e deputetë të majtë, të legjislaturave kur Bogdani ishte deputet e ata aktualët.

Në nderim të tij, seanca plenare u shty për pasditen e së enjtes, ndërsa PD shpalli 19 shtatorin ditë zie. Flamujt në selitë e saj, u ulën në gjysmë-shtizë.

Ish-deputeti Bogdani ndërroi jetë më 18 shtator 2024 për shkak të një arresti kardiak. Ai ka qenë duke konsumuar kafe me miqtë në ‘Hotel Rogner’, kur ka shfaqur shqetësime. “Kam probleme me frymëmarrjen”, iu është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është larguar për në tualet.

Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë. Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Bogdani ka mbërritur në spital pa shenja jete.

Gerti ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe la pas dy fëmijë, Ajrën dhe Reinartin.

Kush ishte Gerti Bogdani?

I lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë Bodgani pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku u  diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard - ‘Medalje Ari’.

Më pas u rikthye në Shqipëri, duke e filluar karrierën e tij profesionale në fushën akademike në Universitetin e New Yorkut –Tiranë. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, ai kandidon me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton. Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.  

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023. 

Gjatë gjithë karrierës në Shqipëri dhe jashtë vendit, Gerti ka qënë një mbështetje e fortë dhe e vazhdueshme të nismave politike dhe qytetare në mbrojtje të vlerave, trashëgimisë së Tiranës, lirisë dhe demokracisë në Shqipëri, duke organizuar nisma të shumëllojshme më të rinjtë dhe diasporën shqiptare.

Gerti Bogdani është i njohur si një nga personalitetet më me integritet në politikën shqiptare, me vlera familjare dhe i përkushtuar në punën e tij, me energji dhe vizion në sjelljen  e risive dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet e komunitetit që ka përfaqësuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
FOTO/ Krerët e shtetit, politika, miq e të afërm, të gjithë për të përcjellë Gerti Bogdanin

Qindra persona, familjarë, miq, politikanë, por dhe qytetarë të thjeshtë, kanë marrë pjesë në homazhet për nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, që ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak.

Në homazhe morën pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit, presidenti Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Në homazhe u pa edhe Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama, deputeti Basha me bashkëshorten e tij, si edhe figura të tjera të politikës, si nga PD edhe PS.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'TikTok', nikotina dixhitale!' Edhe 13 shtete amerikane ngrenë padi ndaj platformës! Po rrezikon shëndetin mendor të fëmijëve e adoleshentëve

'TikTok', nikotina dixhitale!' Edhe 13 shtete amerikane ngrenë padi ndaj platformës! Po rrezikon shëndetin mendor të fëmijëve e adoleshentëve