‘Ti e dije që jeta ime s'ka kuptim pa ty’, ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij: Do të të dua përjetë

‘Ti e dije që jeta ime s'ka kuptim pa ty’, ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij: Do të të dua përjetë

Bashkëshortja e ish-deputetit të PD Gerti Bogdani, Edlira Çepani ka bërë një reagim të ndjerë në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të partnerit të saj.

‘Ti e dije qe jeta ime s'ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe unë nuk jetoj dot pa ty! S'di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa te adhuroj!!! Zoti merr pranë vetes me te miret, por ty s'duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurinë tende per jeten, per këshillën e drejte qe jep gjithmonë, per modelin e duhur qe je gjithmonë! Bota është nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjëherë ne këtë bote! Do te te dua çdo dite te jetës derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugëtimi tim!

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.’- shkruan Çepani.


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare Gerti Bogdani! Ish-deputeti i PD-së pësoi arrest kardiak duke pirë kafe te Hotel Rogner


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s