U ndalohen motoçikletat, romët protestojnë në Shkodër: Kështu sigurojmë jetesën, duam zgjidhje

Përmes një urdhri të pak ditëve me parë, policia e Shkodrës ka ndaluar lëvizjen e banorëve të komunitetit rom me motoçikleta dhe triçikla, të cilët kështu sigurojnë bukën  e gojës. Me këto mjete ata mbledhin kanaçe dhe materiale metalike, ku me pas nga shitja e tyre sigurojnë të ardhurat minimale për jetesë. Në pamundësi për të pasur një punë tjetër, romët janë kundër këtij vendimi dhe për këtë ata kanë dalë në protestë.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, pavarësisht protestës, nuk jep shpresë për romët se vendimi mund të pezullohet, por thotë se po punohet për të gjetur një zgjidhje. Banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në Shkodër shpeshherë janë shprehur në media se diskrimonohen, nuk gjejnë punë dhe nuk u respektohen të drejtat. Ata jetojnë në disa banesa afër kalasë së qytetit, që vetëm emrin kanë të tillë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK